Qe oferta zyrtare e Arsenalit për Xhakën

Mesfushori i Borussia Monchengladbach, Granit Xhaka asht gjithnji e ma afër Arsenalit.

Simbas mediave gjermane, “Topçinjtë” kanë dërgue ofertën e tyne në vlerë 43 milionë euro (plus bonuse) në adresë të Monchengadbach, për reprezentuesin shqiptar të Zvicrës.

Klubi nga “Emiratës” asht i vendosun për me ble Xhakën, i cili ka kalue nji sezonë të mrekullueshme me ekipin gjerman.

Mesfushori i Zvicrës, ka kohë asht kërkue nga klubi anglez, bile edhe vet lojtari kohë ma parë kishte deklarue se andërron me luejt në Premier League.