Qe për cilën ndeshje t’Shqipnisë në Europian ka ende bileta

shqipnia

Tifozët kuqezi që ende nuk e kanë sigurue nji biletë për me përkrah Shqipninë në pjesëmarrjen e parë në histori në nji ngjarje madhore të futollit, si Europiani, kanë ende shans për me qenë të pranishëm në takimin e fundit në Grupi A, me Rumaninë që ka me u zhvillue në stadiumin e Lyonit me 25 Qershor në orën 21:00.

Në faqën zyrtare të saj, UEFA ka publikue listën e ndeshjeve ku ka ende bileta të pashituna, ku njana prej tyne asht Rumani – Shqipni.

Në raportin e detajuem të qeverisë së futbollit europian, për shpërndamjen e biletave kuptohet që për Rumani – Shqipni, ka nji numër të konsidereshëm të biletave ende të pashituna, bile në të katër kategoritë.

Fansat kuqezi, që dëshirojnë me qene në Francë për Eruopianin, kanë ende mundësi të mira për me sigurue bileta për ndeshjen e fundit, që mundet me rezultue vendimtare për renditjen përfundimtare të Shqipnisë në Grupin A.