Qe plani i kinezëve për Milanin e ri

Milani kinez ka me pas nji pamje tjetër, nëse arrihet marrëveshja për me shitë ekipin. Kinezët, nëse e blejnë Milanin, fillimisht kanë me investue 100 milionë euro për me i ndryshue ftyrën ekipit, transmeton Rrokum.TV, nga Calciomercato.

Ndryshimi ka me nis nga trajneri. Emni i ish trajnerit të ekipit Roma, Rudi Garcia, asht emni ma i preferuem për me u ba trajner i Milanit.

Me ardhjen e Garcia, i cili thuhet se veç ka nis me ba planin e tij për dokjen e ekipit të tij të ri, kanë me ardhë në Milan edhe tre lojtarë, që janë kërkesa personale të trajnerit.

Fjala asht për sulmuesin Gervinho, me të cilin Garcia ka qenë bashkë edhe te Roma. Ndërsa, dy emnat tjerë janë, kapiteni historik i Lille, mesfushori Rio Mavuba dhe qendërmbrojtësi i Bayern Munchen, Medhi Benatia. /Rrokum.TV