Qe projekti gjigant 250 milionësh i PSG

Klubi francez PSG asht në përgatitje të nji projekti të madh për me ndërtue nji ekip t’andrrave.

Ashtu qysh raporton France Football, PSG asht tue përgatit nji projekt që ka me kushtue 250 milionë euro, për me i afrue disa lojtarë, trajnerin e ri dhe po ashtu, drejtorin e ri, transmeton Rrokum.TV

Projekti parasheh që trajner me qenë Simeone, aktualisht trajner i Atletico Madrid, ndërsa drejtor kishte me u rikthye braziliani Leonardo.

Në këtë projekt përfshihen edhe portieri i Atleticos, Oblak, mesfushori i Marseille, Lass Diarra dhe transferi ma i madh, Cristiano Ronaldo./Rrokum.TV