Qe pse i ka ra forma Messit

Nji nga arsyet krysore të rendimentit të ulët te Lionel Messit në dy ndeshjet e fundit, lidhet me nji problem muskular të cilin po e vuen ka nji muej. Klub “blaugrana” kurrë nuk duel me nji njoftim zyrtar për gjendjen fizike të Messit, por asht fakt që sulmuesi ka ndie shqetësime para grumbullimit të tij me Argjentinën për elimintoret e Kupës së Botës.

Messi i ka besue mjekut të tij n’Itali, i cili ka rekomandue nji diet të veçantë për me humb peshë dhe fitue forcë. Ditët e fundit dhimbjet ju kane largue, por problemet vazhdojnë me shqetësue argjentinasin.

Simbas raportimeve të fundit të mediave spanjolle, kjo asht arsyeja që në ndeshjet e fundit 5 herë fituesi i Topit të Artë nuk u shfaq i zakonshmi, por me rendiment shumë ma t’ulët.

Në 5 takimet e fundit, Messi nuk ka mujt me gjete rrugën e gollit, nji ecuri kjo që nuk i ka ndodh qysh prej vitit 2010.