Qe pse kjo selfie ban 300 milionë euro!

Cristiano Ronaldo dje në Monaco u shpall lojtari ma i mirë në Europë për sezonin që lamë mbas.

Në garë për këtë çmim Ronaldo mundi bashkëlojtarin e tij, Gareth Bale, dhe Antoine Griezmann.Të tre këta ishin ulë pranë njani-tjetrit në këtë ceremoni.

Dhe, nji fotografi të mirë me këto yje ka ba gazetarja Anne Laure Bonnet, që drejtoi këtë ceremoni.

Mediat e hueja e kanë cilësue këtë ‘selfie’ me vlerë 300 milionë euro, mbasi që Ronaldo, Bale dhe Griezmann së bashku kanë këtë çmim në ‘Transfermarkt’.