Qe pse po tutet trajneri i Barcelonës

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka fillue me u tutë sa i përket titullin të kampionit, por ka insistue se ekipi i tij meriton titullin ma shumë se të tjerët.

Barcelona dje fitoi 5:0 ndaj Espanyolit dhe i afrohet titullit edhe ma shumë, nji xhiro para fundit. Në xhiron e fundit, katalonasit luejnë ndaj Granadas dhe ju duhet patjetër fitore për me sigurue titullin e dytë me radhë, në të kundërtën Reali qëndron mbrapa me nji pikë.

Ekipi i Luis Enriques në katër ndeshjet e fundit, kur edhe i dhanë fund serisë negative prej katër ndeshjeve pa fitore në La Liga, kanë shënue 21 gola dhe nuk kanë pësue asnji gol.

“Meritojmë titullin e kampionit dhe shpresoj me qenë t’saktë në ndeshjen finale për me fitue titullin. Jemi 21:0 në katër ndeshjet e fundit”, ka thanë në konferencën për media, Luis Enrique.

Atletico tani nuk asht në garë për titull mbas humbjes 2:1 nga Levante, ndërsa Reali mbetet rivali i vetëm i Barçës në këtë garë.