Qe pse turqit ju referuen si ‘e jona’ Majlinda Kelmendit!

“Njana nga atletet tona që asht tue garue në Lojnat Olimpike në Rio, Majlinda Kelmendi, ka fitue medaljen e artë”.

Këtë urim e bani ekipi i Turqisë, Galatasaray, dega e xhudos, natën kur Majlinda mori të Artën dhe në Kosovë kishte reagime të ashpra.

Shumicës u pengoi veçanërisht që, turqit i referoheshin Majlindës si “e jona”, tue prishë kështu melodinë perfekte për veshin e kosovarëve natën e së Diellës – “Majlinda Kelmendi fiton medaljen e parë të artë në histori të Kosovës”.

Edhe mediat në Kosovë, sidomos ato online me qasje kritike e disa edhe cinike e raportuen urimin e Galatasaray’it.

Por, drejtuesit e ekipit nga Stambolli me të drejtë të plotë e cilësuen si të tynen Majlindën, mbasi që ajo asht anëtare e ekipit të xhudos të Galatasaray’it, madje ka kontratë katër vjeçare, të nënshkrueme tash vonë – me 10 Korrik të këtij viti, njofton Klan Kosova.

Për ma tepër, bashkë me Kelmendin kontratë katër vjeçare ka nënshkrue me Galatasaray’in edhe Nora Gjakova.

forot