Qe qysh argjentinasit dojnë me rikthye Lionel Messi

Fushata për rikthimin e Lionel Messit në Kombëtaren e Argjentinës nuk do të jetë aktuale vetëm në rrjetet sociale.

Zyrtarët e Buenos Aires e kanë ndërtue nji statujë të futbollistit ma të mirë në botë me të cilin kanë dhanë mesazhin për rikthimin e tij në përfaqësuese.

“Mos shko” asht kampanja që ka fillue në Buenos Aires e që asht nis me zbulimin e kësaj statuje.

Kryebashkiaku i Buenos Aires, Horacio Lareta Rodriguez ka thanë se Messi i duhet krejteve dhe të gjithë duhet të bajmë diçka që me ndikue në vendimin e tij.