Qe qysh e ka përjetue ky tifoz shqiptar eliminimin e Barcelonës

Eliminimi i Barcelonës nga Atletico Madrid, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, sigurisht që asht përjetue randë nga të gjithë fansët e saj të shumtë në botë. Humbjen e mbramshme, 2­-0 ndaj Atletico Madrid, njisoj e ka përjetue edhe nji tifoz i flaktë shqiptar i Barcelonës nga Kumanova, Faik Qemajli.

Disfata e fundit e kishte ba “teslim”, saqë nga sikleti kishte vendos nji peshqir në ballin e tij dhe foton e ka postue në llogarinë e vet në Facebook, ku kishte shkrue: “Ah Barcelon shkam bane”. Miq të shumtë të tij, përmes komenteve të shumta, e kanë ngushëllue tifozin e zjarrtë të Barcelonës.