Qe qysh luten izrealitët para ndeshjes me Shqipninë (video)

Skuadra e Izraelit ndihet e frigësueme në Shqipni, por masat e marra nga policia e shtetit kanë ba që gjithçka të shkojë deri tash simbas parashikimit.

Ndërsa të gjithë flasin për terrorizmin, futbollistët në hotel “Plaza” gjatë konsumimit të nji vakti kanë krye ritualet e tyne para ndeshjes.

Si shihet në videon ma naltë, ata po kryejnë lutjen e zakonshme tue mos u shqetësue nga kjo atmosferë që ka rrethue prag-ndeshjen.

Ndryshe, ndeshja ka me u lue me fillim në ora 20:45 në stadiumin Elbasan Arena.