Qe qysh mundet me qenë Shqipnia pa lojtarët nga Kosova

Egzodi i lojtarëve kosovarë nga Shqipnia ka nisë, ndërsa janë ba të ditun tre emnat e parë, pritet që me pasë edhe të tjerë. Por, si mundet me qenë formacioni kuqezi pa lojtarët nga Kosova, besojmë se ende dikush nuk mund ta ketë mendue. Normalisht, nga porta deri në sulm ka me pasë ndryshime. Tue pa aktivizimin e lojtarëve në kampionatin shqiptar dhe atë të huej, Shqipnia ka potencial për me i zavendësue, por jo për me pasë nji stol aq të pasun sa ma parë.

Në portë ka me qëndrue Alban Hoxha, si zavendësuesi i Etrit Berishës, ndërsa mbrojtja sërish ka me qenë me katër lojtarë, ku vend nuk ndryshojnë Hysaj, Aliji, Agolli, Roshi, Kaçe, Memushaj, Cikalleshi dhe Sadiku, ndërsa duhet që të thirret patjetër Jahmir Hyka, i cili ka disa muej që nuk aktivizohet me kuqezijtë si dhe Herdi Prenga nga Shpresat.

Sa i përket stolit, normalisht që ka me qëndrue Andi Lila, Bekim Balaj, Thomas Strakosha, të cilët kanë veshë fanellën kuqezi. Por, trajneri De Biasi mundet me thirrë edhe emna të tjerë nga kampionati shqiptar, si Gentian Muça, Albi Alla, Bruno Lulaj apo Hysen Memolla që aktivizohet me Hajduk Split. Në mesfushë mundet me bindë Sabien Lilaj dhe Elis Bakaj dhe në sulm Hamdi Salihi, Rei Manaj dhe Xhevahir Sukaj. /Newsport/