Qe qysh serbët protestojnë për pranimin e Kosovës n’UEFA

Para fillimit të takimit të rrethit të tretë të Ligës së Kampionëve mes Crvena Zvezdës dhe Ludogoretsit, tifozët serbë kanë pregaditun nji koreografi, e cila ka ba bujë në mediat e rajonit.

Pjesa veriore e stadiumit ‘Rajko Mitic’ ishte stolisë me ngjyrat kuqezi , ndërsa ishin hapë edhe disa pankarta kundër futbollit kosovar në gjuhën angleze.

“Anëtar i Federatës së Futbollit të Europës mundet me qenë cilido vend, i cili asht pranue prej Kombeve të Bashkueme dhe asht përgjegjës për organizimin e futbollit në atë territor”.

Ky citim i statutit të UEFA’s ishte nji mesazh i qartë në adresë të shtëpisë europiane të futbollit, e cila i referohet pranimit të Kosovës në këtë institucion të futbollit.

Gjithashtu, tifozët e njohun si “Delija” knuen kangën “Pukni zoro”, i cili i referohet luftnave ballkanike, përkatësisht luftës së përgjakshme të vitit 1913, kur bullgarët kishin mposhtë ushtrinë serbe.