Qe qysh u sulmue gjyqtari mbas porte n’Turqi

Futbolli turk njolloset perseri prej dhune. Në sfidën e së Diellës mes Trabzonsporit dhe Fenerbahçes ka ndodh nji episod shokues.

Gjatë gjithë takimit në stadium mbizotnoi nji situatë mjaft e tensionueme, ndërsa në minutën e fundit të kohës së rregullt, acarimi i tifozëve arriti kulmin.

Miqtë ishin tue fitue 0-4, kur nji tifozë futet në fushën e lojës dhe dhunon arbitnin mbas vijës së portës.

Menjiherë në ndihmë të arbitrit erdhën forcat e sigurisë dhe fatmirësisht duket se nuk pesoi damtime të mëdha.

Në fushë u futën edhe disa tifozë të tjerë, por policia arriti t’i ndalonte në kohë.

Kryesori i takimit vendosi përfundimin e ndeshjes mbas akteve të shemtueme të dhunës.

Tashma përveç humbjes në tavolinë të ndeshjes, me siguri që Trabzonsporit do të marrë ndeshkime të randa.