Qe referat e “Euro 2016”, mes tyne nji i “urryem” nga shqiptarët

Tashma asht përcaktue lista e 18 referave që kanë me drejtue ndeshjet e Europianit “Euro 2016”.

Në këtë listë janë emra të njohun, ku dallohen italiani Nicola Rizzoli dhe turku Cüneyt Cakir.

Bie në sy gjithashtu, përfshimja e anglezit Martin Atkinson, referi që u ba i “urryem” nga shqiptarët, për shkak të gabimeve në drejtimin e sfidës Serbi-Shqipni.

Lista e plotë

Pavel Kravolec (Republika Çeke) Martin Atkinson (Angli) Mark Clattenburg (Angli) Clément Turpin (Francë) Felix Brych (Gjermani) Viktor Kassai (Hungari) Nicola Rizzoli (Itali) Björn Kuipers (Holandë) Svein Oddvar Moen (Norvegji) Szymon Marciniak (Poloni) Ovidiu Hategan (Rumani) Sergey Karasev (Rusi) William Collum (Skoci) Milorad Maziç (Serbi) Damir Skomina (Slloveni) Carlos Velasco Carballo (Spanjë) Jonas Eriksson (Suedi) Cüneyt Cakir (Turqi).