Qe sa asht shitë fanella që e ka mbajtë Zidane në finalen e Botnorit 1998

Nji tifoz francez ka ble për 100 mijë euro fanellën që Zinedine Zidane e ka mbajtë në finalen e Botnorit 1998.

Bahet fjalë për Olivie Demolis, nji tifoz i pasionuem mbas koleksionimit të fanellave të futbollit.

“Personat pranë presidentit të Montpelliere më thanë se ai që e kishte në zotnim fanellën e Zidane ishte nji futbollist i përfaqësueses franceze dhe donte me shite”, ka deklarue Demolis për mediat franceze.