Qe sa fituen futbollistët e Shqipnisë për “Francë 2016”

lojtaret

Dikun 3 milionë euro premio janë shpërnda ditët e fundit për futbollistët që kualifikuen kombëtaren shqiptare për në Francë 2016.

Gazeta “Panorama Sport” ka mesue se ato do të shpërndahen për 32 lojtarë të Kombëtares që kanë qenë pjesë e Shqipnisë gjatë këtyne kualifikueseve.

Simbas të përditshmes sportive “Shuma prej 3 milionë eurosh asht nda për lojtarët në “dy kategori”.

Ata që kanë shumë minuta aktivizim dhe kontribut, pra “titullarët” dhe pjesa e mbetun e lojtarëve.

Në listën kryesore numëron përafërsisht 19 lojtarë, të cilët do të marrin nga 90 mijë euro për krye, ndërkohë që në të dytën janë 13 (nga 40 mijë euro).

Ndërkohë, nuk ka njoftime për shumën e përfitueme nga De Biasi.

Në klauzolën e kontratës së parë të trajnerit të Kombëtares, De Biazi, ka qenë nji pikë prej 200 mijë eurosh që ai i përfitonte automatikisht në rast se Shqipnia do të kualifikohej në “Francë 2016”.