Qe sa harxhuen shqiptarët për 3 ndeshjet e kombëtares në Francë

Kampionati Europian ka qenë nji nga momentet ma të bukura që shqiptarët e shijuen deri në maksimum.

Këtë garë historike për kombëtaren shqiptare ku mori pjesë për herë të parë, ka mbledhë në qytetet franceze mija shqiptarë nga e tanë Europa dhe më gjanë.

Ata nuk kanë kursye për me i ndjekë dhe festue ndeshjet e ekipit të tyne të zemrës. Por, sa kanë shpenzue shqiptarët për 3 ndeshjet që ndoqën në Francë?

Simbas nji përllogaritje ku futen biletat e avionit, bileta e stadiumit dhe shpenzime rrethanore thuhet se shqiptarët shpenzuen në Lens, Marseille dhe Lyon, 4.5 milion euro.

Kjo shifër asht regjistrue zyrtarisht në FSHF, mbas përllogaritjeve të bame veç për transportin me avionë dhe biletat hymëse në tre stadiumet, ku Shqipnia luejti përballë Zvicrës, Francës dhe Rumanisë.