Qe sa ka me fitue Ranieri nëse Leicesteri shpallet kampion

Nëse Leicesteri triumfon të Diellen përballë Manchester United, atëherë Claudio Ranieri ka me shkrue historinë me klubin anglez.

Kunorëzimi i “Dhelpnave” jo vetëm që ka me ngritë nalt imazhin e tij si trajner, por ka me i mundësue fitimin e shumë shpërblimeve.

Shpallja kampion në Premier Ligë ka me i sjellë 5 milion paund shpërblim, simbas mediave angleze. Nji shumë e madhe për nji trajner, që paguhet 1 milion e gjysë në sezon.

Në rast se Leicester shpallet kampione e Anglisë, Ranieri në kontratë ka nji klauzolë tjetër që do t’i fitojë 3,5 milionë funte ekstra.

Në total nga bonuset, Ranieri ka me i fitue 5,2 milionë funte dhe për me marrë këtë super shpërblim i duhet vetëm nji fitore. Ndoshta, drejtuesit e “Dhelpnave” nuk e kishin mendue kurrë fitimin e titullit kur kanë firmos klauzolat në fjalë.

Ranieri ka aktualisht nji kontratë me Leicesterin deri në vitin 2018, e cila mundet me u zgatë mbas nji suksesi të mundshëm që kishte me qenë historik për ekipin.