Qe sa ka me shpenzue Abramovich për përforcimet e verës!

Miliarderi rus nuk do të kursejë aspak për përforcimin e skuadrës së Chelsea’t me lojtar të rijë në verë.
The Sun shkruen se Abramovich asht i gatshëm me i dhuru nji buxhet prej 130 milionë funtave trajnerit të ri të Chelsea’t i cili me shumë gjasa mund të jetë ish kryetekniku i Juventus’it, Antonio Conte.

Emna të tjerë që përmenden si kandidatë potencial për postin e trajneri të skuadrës nga “Stamford Bridge” janë edhe Massimiliano Allegri, Manuel Pellegrini dhe Diego Simeone.

Arturo Vidal dhe John Stones së fundmi kanë qenë ma të përfolunit si dy lojtarët që Chelsea i deshiron me çdo kusht.

Me nji buxhet të tillë në dispozicion londinezët mund të transferojnë pa problem edhe katër lojtarë të klasit botnorë.