Qe sa kushton bileta e ndeshjes Kosova–Ukraina

Federata e Basketbollit të Kosovës pret numër të madh të tifozëve në Palestrën “Minatori”. Kryetari Erolld Belegu kallxon se tifozë nga mbarë Kosova pritet ta marrin rrugën drejt Mitrovicës, për ta përkrahë Përfaqësuesen

“Sa kam njohuni, pritet të udhëtojnë ‘Shqiponjat’ e Pejës, por edhe ‘Dardanët’. Gjithashtu, ata ka m’i pritë ‘Torcida’ në Mitrovicë. Presim nji spektakël. Bileta për këtë ndeshje ka me qenë 10 euro, ndërsa ‘pako’ për tri ndeshje kushton 20 euro”, ka thanë numri 1 i basketbollit kosovar.

Ai kërkon nga institucionet e Kosovës që të bahet ma shumë për ndërtimin e nji palestre të re në Prishtinë ose renovimin e duhun të asaj egzistuese, shkruen Zëri.