Qe sa kushton Neymar

Barcelona ka caktue çmimin e damshpërblimit në kontratën e re të sulmuesit Neymar.

Barcelona vazhdon me punue në arritjen e marrëveshjes për kontratë të re me sulmuesin Neymar, aktualisht e vlefshme deri me 30 Qershor të vitit 2018.

Gjiganti katalan, dëshiron që reprezentuesi brazilian me nënshkrue kontratë të re deri në 2021, kur ka me qenë 29-vjeç.

Por, e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” raporton se Barcelona ka caktue çmimin prej 190 milionë euro si damshpërblim në kontratën e re të tij.

Neymar, spekulohet se kërkohet nga Manchester United, Real Madrid, ndërsa presidenti i PSG, nuk e ka mshef dëshirën e tij me e ble Neymarin.