Qe sa kushton nji medalje ari e fitueme në Rio

Të fitosh nji medalje të artë në Olimpiadë asht nji arritje e madhe për nji sportist, por ajo absolutisht nuk të pasunon.

Fjala e “artë” len me mendue se medalja që peshon 500 gram asht e tana prej ari, por në fakt nuk asht kështu. Që prej vitit 1912, medaljet nuk janë ma 100% prej florini, përkundrazi.

Prej disa vjetëve në medaljet që u vihen në qafë sportistëve fitues futen përbamës të tjerë. E vitet e fundit, medaljet olimpike janë ba edhe me material të ricikluem, tue u përpjekë që të jepet nji mesazh për njerëzit.

Medaljet që kanë mvarun në qafë sportistët fitues në “Rio 2016” kanë veç 1.2% ar, ndërsa pjesa tjetër asht argjend i ricikluem. Ndaj dhe nji medalje e artë në Olimpiadën braziliane kushton veç 587 dollarë. Në Lojnat Olimpike të “Rio 2016” jepen 5130 medalje në total.