Qe sa milionë euro i fitoi pronari i Leicesterit… n’kazino

Vichai Srivaddhanaprabha, pronari i Leicester City, njeriu i katërt ma i pasun i Tajlandës me nji pasuri personale prej 2 miliard eurosh, i ka dhurue stafit dhe lojtarëve të ekipit plotë 30 Mercedes Class B Electric. Nji gjest që i ka kushtue atij rreth 1 milion sterlina. Por, numrit nji të “Dhelpnave”, i ka mjaftue nji natë në kazino për me e nxjerrë ma shumë se dyfishin e shumës së shpenzueme për makinat luksoze.

Në fakt, siç ka ba të ditun “The Sun”, t’Mërkuren në mbramje, biznesmeni 58-vjeçar ka qenë vizitor, bashkë me disa miq, i “Gentling Casino”, prej ku ka dalë disa orë ma vonë me 2,5 milionë sterlina të fitueme (ma shumë se 3 milionë euro).