Qe sa mundet me u dënue Diego Simeone

Diego Simeone u dënue me tri javë mbas ndeshjes me Malagan, ku ai u akuzue se ka krye nji gjest antisportiv tue hedhun topin në lojë për me ndalue aksionin e kundërshtarëve.

Megjithatë, tekniku i Atletikos së Madridit nuk asht ndalë këtu, tue shkelë sërish rregullat, megjithëse ndodhej larg pankinës “Los Colchoneros”.

Mësohet se, argjentinasi ka kontaktue me lojtarët dhe stafin e tij në ndeshjen me Ray Vallecano.

Simeone rrezikon me u dënue deri në 20 ndeshje, çka do ta le atë jashtë pankinës edhe në disa sfida të sezonit të ardhshëm.