Qe sa pare kanë me i fitue “MSN” e Barcelonës nëse shpallen kampionë

barcelonaa

Barcelona ka me i nda 18 milionë euro për futbollistët e saj, nëse të Shtunen e ngritin titullin e La Ligas.

Secili futbollist i Barcelonës ka nji klauzolë në kontratën, e cila specifikon shumën që kanë me marrë nëse e fitojnë titullin e kampionit të Spanjës.

Lionel Messi dhe Neymar kanë me i arkëtue prej 750 mijë deri në 1 milion euro, ndërsa futbollistët e tillë si Gerard Pique, Andres Iniesta, Luis Suarez dhe Dani Alves, secili nga 650 mijë.

Kujtojmë se Barcelona ka nji pikë ma tepër se vendi i dytë, Real Madrid, ndërsa gjatë fundjavës ka me qenë mysafire e Granadas.