Qe sa rrezikon Skënderbeu nëse dënohet nga UEFA

Ditët në vazhdim kanë me qenë vendimtare për ekipin e Skënderbeut. Ekipi që banii historinë, jo vetëm në Shqipni me 6 tituj kampion radhazi, por edhe me pjesëmarrjen për herë të parë në grupet e Europa League, rrezikon me u denue nga UEFA, nëse janë gjetë prova për trukime t’ndeshjeve.

UEFA në vitet e fundit ka krijue disa herë dyshime se ekipet shqiptare në Europë dhe konkretisht Skënderbeu mund të kishin trukue ndeshje në fazën kualifikuese të Europa League apo Champions League, ndeshjet e fazës përgaditore, por edhe në kampionatin shqiptar, ashtu sikur konfirmuen edhe dje përmes nji deklarate drejtuesit e klubit kampion.

Skënderbeu rrezikon nga heqja e titullit kampion, nisë nga ndeshjet që ekipi deklaroi dje se, UEFA dyshon se janë trukue në Shqipni (kundër Partizanit, Teutës, Tiranës, Vllaznisë), zbritja e pikëve në renditje, përjashtimi nga kategoria, apo deri edhe përjashtimi nga pjesëmarrja në Europë.