Qe sa shpërblehet Shqipnia nga UEFA mbas fitores kundër Rumanisë!

Triumfi i parë i Shqipnisë në nji Kampionat Europian ka me i sjellë edhe të ardhuna financiare Kombëtares.

Mësohet se fitorja kundër Rumanisë ka me i sjellë edhe nji milion euro shtesë si bonus.

Kështu kishte vendosë para fillimit të kampionatit Europian UEFA, që ndan nga nji milion euro për ekipet fituese dhe 500 mijë për barazim, kurse kombëtarja që pëson humbje nuk shpërblehet.

Shqipnia me këtë fitore ka sigurue vendin e tretë me po aq pikë në grupin A, e cila ban që kuqezijtë me shpresue në nji kualifikim ma tutje.