Qe sa vota i duhen Kosovës për me u pranue n’FIFA

209 përfaqësuesit e anëtarëve të FIFA-s kanë me votue për pranimin ose jo të Kosovës në Kongresin e Meksikës, këtë t’Premte.

Për me u ba pjesë e FIFA-s, Kosovës i nevojitet shumica e thjeshtë e votave, njajtë si n’UEFA, respektivisht 51 për qindëshi, që i bje se i duhen së paku 105 vota, për me u anëtarësue në shpinë e futbollit ndërkombëtar.

Kosova mundet me marrë nji tjetër lajm historik këtë javë, mbas atij të 3 Majit, kur u ba pjesë e UEFA-s.

Në fakt, në Kongresin e FIFA-s, i cili ka me u mbajtë me 12 e 13 Maj, ka me u vendosë përfundimisht me vota, nëse Kosova ka me u ba anëtarja e 210-të e shpisë së futbollit ndërkombëtar.

Gjithashtu, këtij pranimi kishte me ja pa hajrin edhe Kombëtarja e Kosovës, e cila mundet me u futë në kualifikimet për Botnorin e Rusisë, ndërsa klubeve kosovare pritet me ju dhanë mundësia e pjesëmarrjes në garat europiane nga edicioni i ardhshëm.