Qe si ndryshon ftyrë stadiumi “Adem Jashari”

Stadiumi olimpik “Adem Jashari’ në Mitrovicë pritet me ndryshue ftyrë, mbasi shumës nji milion euro të investueme në te, kanë me ju shtue edhe tre milionë të tjera nga arka e shtetit.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në Kosovës ka me akordue këtë shumë për investimet emergjente që janë rekomandue nga Komisioni i përbashkët i FIFA-s dhe UEFA-s. Nji inspektor norvegjez i UEFA-s, ka tregue me detaje se çfarë duhet me rregullue për me u pranue stadiumi për ndeshjet ndërkombëtare.

Në stadiumin “Adem Jashari” parashikohet me u ba hidroizolimi i tribunave, rregullimi dhe zgjanimi i dhomave të zhveshjes, mbyllja e hapësirave të hapuna jashtë stadiumit, vendosja e rrethit metalik përreth stadiumit në nji gjatësi nji kilometër, vendosja e reflektorëve, aparaturave të zanit dhe kamerave të sigurisë.

Këto investime, pritet me u krye gjatë verës dhe stadiumi me qenë i gatshëm për ndeshjet e vlefshme në eliminatoret “Rusia 2018”, ku Kosova me gjasë ka me marrë pjesë.

“Nëse punohet intensivisht dhe asht nji koordinim i mirëfilltë nga të gjitha palët, unë mendoj se mundemi me ja dalë me rregullue para muejit Tetor, kur Kosova parasheh me luejt ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botnor”, ka thanë drejtori i Departamentit të Sportit pranë MKRS-së, Ibër Alaj.