Qe qysh nisi dhuna në Peshkopi mbas ndeshjes Korabi-Kastrioti

Nëse ndeshja Korabi-Kastrioti përfundoi siç i ka hije nji dueli krye për krye për ngjitjen në Kategorinë Superiore t’Shqipnisë, minutat e mavonshme ishin vërtet të turpshme për futbollin shqiptar dhe kulturën dibrane.

Lind pyetja, pse u acaruen tifozët e Korabit, kur ata u desht me festue dhe në fakt atë gja ishin tue e ba, por ma mbas u dok kjartë histeria e turmës? Pamjet që shikohen ma poshtë tregojnë kjartë se ishin pjesëtarët e Kastriotit ata që nisin sherrin, bile godasin nji tifoz të Korabit, i cili përfundon në spital, tue hy edhe ambulanca në fushën e lojës.