Qe stadiumi i ri në Tiranë me kullën 100 metra, ma e nalta në kryeqytetin e Shqipnisë

Me plotë hijeshi, kulla e stadiumit ka me qentë ndërtesa ma e naltë e Tiranës. Tash e tutje, stadiumi kombëtar i Shqipnisë dhe kulla e tij kanë me zbukurue “qiellin e Tiranës”.

Kulla e famshme ka me qenë ndërtesa ma e madhe e qytetit dhe kjo nuk ka asnji pikë dyshimi. Plotë 100 metra ka me qenë kjo ndërtesë, e cila ka hapë jo pak debat në Tiranë dhe që sërish ka me sjellë reagime të ashpna.

Asht vetë arkitekti i projektit, Marco Cazamonti që pohon nji fakt të tillë. Në nji intervistë për gazetën “La Repubblica”, italiani jo pak i sulmuem kallxon detajet e projektit.

“Stadiumi i ri i Tiranës ka me qenë me 22 mijë vende, nga të cilët 1500 VIP në dy unazat në stadium. Objekti ka me qenë i pajisun me zyre, palestra, nji restorant, nji hotel (80 dhoma) dhe nji kullë 100 metra. Stadiumet tash janë ba si qendra”.