Qe Top 10 ekipet që shesin ma se shumti fanella

Agjencia ndërkombëtare e marketingut sportive “Euroamericas”, ashtu si çdo vit ka publikue renditjen e 10 ekipeve që shesin ma shumë fanella në botë. Kjo renditje bahet në bazë të të dhanave zyrtare që japin kompanitë e veshjeve sportive.

Në krye të renditjes ndodhet ekipi i Barcelonës, që ka nji rritje me 32% krahasue me vjet. Për herë të parë në “Top-10”, ekipet që shesin ma shumë fanella asht edhe ekipi i Atletico Madrid.

Ky numër i madh i fanellave të shituna, përkthehet me ma shumë të ardhuna në arkat e këtyne klubeve, që po dominojnë sot në futboll.

Renditja e ekipeve që shesin ma shumë fanella:

1 – Barcelona (Spanjë), 3.637.000 (+32% krahasue me vjet)

2 – Bayern Mynih (Gjermani), 3.312.000 (+40% krahasue me vjet)

3 – Chelsea (Angli), 3.102.000 (+39% krahasue me vjet)

4 – Manchester United (Angli), 2.977.000 (+34% krahasue me vjet)

5 – Real Madrid (Spanjë), 2.866.000 (+11% krahasue me vjet)

6 – PSG (Francë), 2.212.000 (+21% krahasue me vjet)

7 – Arsenal (Angli), 2.055.000 (+29% krahasue me vjet)

8 – Atletico Madrid (Spanjë), 1.977.000 (hera e parë në Top-10)

9 – Juventus (Itali), 1.678.000 (+35% krahasue me vjet)

10 – Milan (Itali), 1.287.000 (+24% krahasue me vjet)