Qe trajneri i ri i Italisë, e parakalon De Biasin

Federata Italiane e Futbollit kërkon me planifikue të ardhmen disa muej përpara largimit të Antonio Contes nga ekipi i të kaltërve.

Mediat italiane njoftojnë se drejtuesit ma të naltë të institucionit po punojnë për me zyrtarizue emnin e ri të trajnerit, që ka me pasue trajnerin aktual dhe simbas të gjitha gjasave, ai ka me u ba publik menjiherë mbas finales së Kupës së Italisë.

Mediaset thekson se, kandidati kryesor asht 68-vjeçari Giampiero Ventura, i cili ka nji kontratë që e lidh me Torinon deri në vitin 2018, por nuk kishte me u mendue dy herë nëse presidenti i federatës, Carlo Tavecchio kishte me i propozue kontratën për me i marrë në dorëzim çelësat e Kombëtares së Italisë.