Qe tre lojtarët ma të rij të Europianit

UEFA vazhdon me publikue statistika dhe kuriozitete interesante nga “Euro 2016”, ndërkohë që kanë mbetë vetëm 3 ditë nga nisja e gares prestigjoze.

Qeveria e futbollit botnor ka ba me dije tre emnat ma të rij që kane me debutue në Europian.

Lojtari ma i ri që ka me qenë në Francë asht 19-vjeçari Marcus Rashford i Anglisë. Në grupin e ma të rijve asht sulmuesi turk Emre Mor, si dhe mesfushori i Portugalisë Renato Sanchez, të dy 19 vjeç.