Qe zavendesuesi i Ibrahimovic te PSG

Asht Gonzalo Higuain i përzgjedhuni nga drejtuesit e Paris Saint Germain, për me zavendësue Zlatan Ibrahimovic.

Ashtu qysh zbulon “Le Parisien”, qendërsulmuesi argjentinas ka mbetë i mahnitun nga projekti i ekipit të kryeqytetit francez, madje kjo e përditshme shkruen se nji javë ma parë vëllai dhe njikohësisht menaxheri i argjentinasit ka vizitue Parisin, për me studiue terrenin.

60 milionë euro asht shuma që ekipi, që po dominon në Francë, asht gati me derdhë në arkat e Napolit për 28 vjecarin, madje “Le Parisien” zbulon se ka pasë nji takim sekret mes zavendëspresidentit të Paris Saint Germain, Olivier Letang dhe vetë futbollistit, të cilit i asht shprehë zyrtarisht interesimi i ekipit.