Qëllohet për vdekje mbrojtësi nigerian

Futbollisti nigerian Izu Joseph ka ndërrue jetë në mënyrë tragjike, mbasi u qëllue me armë në qytetin e tij të lindjes.

Mbrojtësi 24 vjeçar i ekipit “Shooting Stars” u qëllue nga nji plumb “qorr” kur nji person i armatosun qëlloi, gjatë grabitjes në nji market në Okaki, Rivers States.

Mbas vdekjes së futbollistit, ekipi i tij ka publikue në “Teitter” nji mesazh shumë emocionues:

Nji yll në shkëlqim tash nuk asht ma! Izu Joseph asht largue! Mbrojtësi i Flamboyat ka ikë! Prehu në paqe vëlla. Çfarë jete! Urojmë që Zoti me forcue familjen e tij. Tragjedi”, citon mesazhi i ekipit.

Ndërkohë, në nji tjetër mesazh ata shkruenin: “I lindun më 24 Fror 1992, Izu Joseph u largue shumë shpejt, në moshën 24 vjeçare, tue veshë fanellën me numrin 24 #24 for @Official3SC. #RIPIzu #Izu24″. /Telesporti