Qesharake, pronari i ri i Interit nuk mundet me shqiptue emnin e ekipit!

Pronari i ri i “Suning Commerce Group”, Zhang Jindong, i cili tashma zotnon ma shumë aksione në ekipin e Interit, ka hy në zemrat e tifozëve dhe jo veç atyne zi-kaltër, shkruejnë sot mediat italiane.

Kjo, për shkak të nji video të publikuem në Inter Channel, ku Zhang Jindong shpreh mbështetjen për ekipin e Inter.

Frazën “Forca Inter!”, ai e thotë “Fozza INDA!”. Kjo, për shkak edhe të origjinës së tij aziatike.