Quarezma kallxon çka ka me i ba medaljes së artë

Ricardo Quaresma mundet me i dhurue vetes nji bonus të majmë në fund të këtij Europiani.

Sulmuesi kampion Europe ende pa e marrë veten nga festimet e gjata, ban nji deklaratë ndoshta në kufijtë e komikes. Ashtu siç asht ba traditë, në përfundim të nji gare të tillë, fituesit nderohen me medalje që në gjuhën sportive konsiderhet e “artë”, por Quaresma nuk asht i sigurt nëse bahet fjalë vërtet për ar.

Në nji intervistë dhanë për gazetën “O Jogo”, i pyetun se çka ka me ba me medaljen, ai u përgjigj shkurt dhe ndoshta me pak humor: “Nëse asht vërtet prej ari mendoj me shitë”.

Quaresma shënoi gollin vendimtar në fitoren ndaj Kroacisë, por realizoi edhe 11 metërshin e fundit ndaj Polonisë ku i siguroi Portugalisë biletën e gjysëfinales. Ai zavendësoi Cristiano Ronaldon në finalen e Parisit dhe ka nji mesazh për tanë ata që kritikojnë stilin e lojës së Portugalisë.