Qysh i rrejti Barcelona tifozët për transferimin e Neymar te PSG (foto)

Jose Maria Minguella ka zbulue të vërtetën e largimit të Neymarit nga Barcelona.

Jose Maria Minguella, menaxher i futbollistëve të ndryshëm, ka ba të ditun se Neymar e kishte njoftue Barcelonën se dëshiron të largohet nga ekipii disa muej para shitjes së tij në Paris Saint-Germain.

Por, drejtuesit e ekipit nuk e morën shumë seriozisht kërkesën e tij.

“Barcelona e dinte nga 10 Maji se Neymar kishte me u largue”, deklaroi Minguella për “Marca”.

“Ai ia kishte zbulue vendimin presidentit Bartomeu dhe drejtorit sportiv”, theksoi ai.

Kurse, Barcelona duket se ka rrejt tifozët tue akuzue Neymarin se i nxuni në befasi me kërkesën e tij për transferim në Paris Saint-Germain.