Qysh ‘mashtruen’ izraelitët kur zbritën në Shqipni?

Mbramë ka mbërri në masa të jashtëzakonshme sigurie në Tiranë ekipi i futbollit të Izraelit. Shoqnimi i tyne nga aeroporti i Rinasit në Tiranë u ba nga forcat speciale RENEA dhe Forcat e Ndërhymjes së Shpejtë.

Rruga nga Rinasi në Tiranë u bllokue, ndërsa janë kontrollue me rreptësi krejt kerret nga forcat e policisë. Policia ka ba edhe nji manovër gjatë udhëtimit të ekipit nga Rinasi në Tiranë, mbasi dy autobusët që kishin me i transportue futbollistët kanë qenë të zbrazun, derisa ekipi udhëtoi me 4 kombi policie, dy para dhe dy mbas autobusëve tue u kamuflue për arsye sigurie.

Mësohet se në gadishmëni përveç forcave shqiptare kanë qenë edhe agjentët e shërbimit sekret të Izraelit, Mossad. Edhe informacioni për orarin e mbërritjes së Izraelit ishte mbajtë “top secret” nga autoritetet shqiptare për shkak të lajmeve për nji sulm të mundshëm nga ISIS.