Rama-De Biasit: Kam me qenë pishman tanë jetën që…

Kryeministri Edi Rama i ka thurrë elozhe trajnerit të kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi.

Kreu i Qeverisë ka përmendë nji detaj interesant nga ndeshja me Serbinë, lidhun me “timonierin” e kuqezijve.

“Jam pishman që nuk e nxorra telefonin për me xhirue fjalimin tand mbas ndeshjes me Serbinë. Arkiva e futbollit shqiptar nuk ka me pasë kurrë atë moment të jashtëzakonshëm, ato fjalë të thana me lot në sy. Ishte nji fjalim që nisi ringritjen për kualifikimin historik në Francë”, deklaroi Rama.