Rama: Qe çka po dojne me mbrojtë kundërshtarët e Arenës!

ramaarenaa

Kryeministri Edi Rama ka dalë perseri në mbrojtje të projektit të stadiumit të ri, ku ka postue në Twitter edhe nji shkrim të Corriere Della Sera.

“Ja dhe prestigjozja Corriere della Sera plot fjalë të mira për Tiranën kullat stadiumin e ri frymën e transformimit”, shkruen Rama në postimin e shoqnuem me shkrimin e Corriere’s.

Kryeministri kambëngul ma tej në projektin e tij, tue postue nji foto aktuale të stadiumit, ku shkruen: “Ja edhe monumenti historik që duen të mbrojnë nga shkatërrimi kundërshtarët e projektit të Arenës Kombëtare…”.