Rama shpërblen me 1 milion euro fitoren e kuqezijve!

Qeveria shqiptare i ka akordue 1 milion euro Federatës Shqiptare të Futbollit si shpërblim për ekipin tonë kombëtare mbas fitores historike ndaj Rumanisë në kampionatin Europian.

Kjo shumë financiare ka me u mbulue nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

Qe vendimi:

FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2016, MIRATUAR

PËR MINISTRINË E ARSIMIT DHE SPORTIT, PËR SHPËRBLIMINE EKIPIT KOMBËTAR TË FUTBOLLIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në buxhetin e miratuar për vitin 2016, zëri “Shpenzime korente”, t’i shtohet fondi prej 1 000 000 (një milion) eurosh, për shpërblimin e Ekipit Kombëtar të Futbollit.

2. Kundërvlefta në lekë e këtij fondi t’i akordohet në formën e transfertës Federatës Shqiptare të Futbollit për t’u përdorur sipas pikës 1, të këtij vendimi.

3. Efektet financiare sipas pikës 1 të përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2016.

4. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA