Ranieri: Ka me qëndrue edhe 8 vjet te Leicesteri

Claudio Ranieri i dashunuem me Leicester. Trajneri i “dhelpnave” asht rrëfye për të tashmen, të kaluemen dhe të ardhmen. Ai shprehet se asht i gatshëm me qëndrue te skuadra e Leicester edhe për 8 vitet e ardhshme pavaresisht se interesi per te asht i madh si pasojë e sezonit të mrekullushëm me Leicester, me Ranierin qe asht nji ndër kandidatët e stolit të Kombëtares italiane, por vetë tekniku i premton besnikëni skuadrës angleze:

“Jam i gatshëm me qëndrue te Leicester edhe për 8 vite të tjera. Dëshiroj që karrieren time si trajner me mbyll këtu. Gjatë kohës kur unë kam drejtue Interin, e vetmja gja që banën drejtusit zikatër ishte që më shitën lojtarët ma të mirë. Përsa i përket stolit të kombëtares nuk jam ende i gatshëm me marr mbi super nji mision të tillë”

Ma tej Ranieri ka fol dhe për marrdhëniet mes tij dhe futbollistëve. Ai shprehet se ka nji raport shumë të mirë me ta:

“Djemt janë duke përjetue nji moment fantastik. Jemi afër të bamit histori. Ky i joni asht nji tren që duhet me kalue tash ose kurrë ma. Kam nji raport të shkëlqyem me futbollistët, i due ata njisoj si të ishin djemt e mi”