Ranieri: Qe pse Vardy nuk e tradhtoi Leicester’in

Në nji intervistë për ‘Gazzetta dello Sport’, Ranieri thekson se veprimi i Vardy për me qëndrue në Leicester City asht nji mesazh i madh për lidhjen që ka lojtari me këtë vend.

“Vardy mund të ishte transferue te Arsenali dhe kishte me përfitue ma shumë para dhe imazh më të naltë. Por ai zgjodhi me qendrue te Leicester tue kallxue lidhjen e tij të ngushtë me këtë ekip”, u shpreh Ranieri.

Arsenali kërkonte me ngulm 29-vjeçarin britanik i cili zgjodhi mos me u largue nga ‘dhelpnat’, shkruen ‘Goal’,