Raporti tronditës për avionin e rrxuem të Chapecoenses

Piloti i aeroplanit që u rrxue në Kolumbi të Hanën ishte paralajmërue para nisjes nga aeroporti në Bolivi se nuk kishte benzin mjaftueshëm, thonë raportet.

Nji zyrtar i aeroportit kishte ngritë shqetësimin serioz mbas kontrollit të planit të fluturimit të këtij aeroplani, tha gazeta boliviane “Deber”.

71 persona kanë vdekë në këtë aksident fatal, tu përfshi edhe anëtarët e ekipit brazilian të futbollit Chapecoense.

Vetëm gjashtë persona mbijetuen.