“Rashica ka me luejt në finalen e Champions League”

Ish mesfushori i Kombëtares së Shqipnisë, Altin Lala ka thanë se Milot Rashica i ka tana mundësitë që nji ditë me luejt në finalen e Ligës së Kampionëve.

Ai këtë e ka thanë për web-faqen gjermane Welt.de, tue thanë se, sulmuesi nga Vushtrria që luen te Vitesse ka talent të madh.

“I kam thanë se me talentin që ke, mundesh me luejt në finalen e Ligës së Kampionëve. Unë vetë nuk mujta, sepse nuk kisha talentin e mjaftueshëm. Por, ty mundem me ta kallxue udhën për me shkue deri aty’”, tha 40-vjeçari.