Rashica mundet me luejtë në Champions League me këtë ekip

Napoli po mendon me ble gjatë verës sulmuesin shqiptar të Vitesse’s, Milot Rashica. Italianët janë të gatshëm me shpenzue 5 milionë euro për me i sigurue shërbimet e tij, nji shumë jo e vogël, kur bahet fjalë për nji lojtar që ende nuk i ka mbushë 20 vjet.

Rashica luen si sulmues krahu, por mundet me u përshtatë gjithashtu, si mesfushor krahu dhe organizator. Ai asht lojtar që vrapon, driblon, ka teknikë dhe paraqitet i rrezikshëm në zonën kundërshtare.

Rashica ka ba nji paraqitje të shkëlqyeme në kampionatin holandez tue shënue 7 golla dhe 7 asiste në 34 javë të kampionatit holandez.

Performanca e tij ka ba për vete drejtorin sportiv të Napoli’t Giuntoli, që po mendon me ble menjiherë.