Rashica te ekipi i madh italian për nji shifër rekord

Kalimi i Milot Rashicës nga Vitesse te Napoli, pritet me thye rekordin për transferimet e futbollistëve shqiptarë. Dy ekipet kanë gjetë nji marrëveshje mes tyne, për nji shumë që pak kush e kishte parashikue për mesfushorin e talentuem kosovar.

Gjithçka asht zbulue nga gazetari sportiv i RAI, Ciro Veneratto, i cili në nji emision radiofonik ka zbulue parametrat financiare të transferimit të mundshëm.

“Napoli ka folë me Vitessen për Rashicën, lojtar i cili asht vlerësue me notat maksimale nga drejtuesit Guintoli dhe presidenti De Laurentis. Egziston nji pajtim si me ekipin, ashtu edhe me menaxherin e tij. Rashica asht praktikisht i transferuem, për shifrën e 10 milionë euro, por çashtja për momentin asht e bllokueme për shkak se ai asht ekstrakomunitar (jashtë vendeve të BE)”, tha Veneratto.